Trajner/e dhe Krijues/e Trajnimesh në ROI Academy (Pozitë me pagesë) | Tirana

Përshkrimi i Pozitës:

ROI Academy po kërkon profesionistë me më shumë se 4 vite përvojë në fushën e tyre për të ndarë njohuritë dhe për të krijuar trajnime praktike dhe të standardizuara për studentët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është një mundësi unike për të ndikuar në formimin profesional të brezit të ri dhe për të qenë pjesë e një platforme që promovon arsimin praktik dhe inovativ.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Krijimi i përmbajtjes së trajnimeve në fushën tuaj të ekspertizës (strukturë, mësime, ushtrime dhe materiale mbështetëse).
  • Mbajtja e trajnimeve fizike ose online sipas orareve të dakorduara me ROI Academy.
  • Krijimi i moduleve interaktive dhe materialeve multimediale për trajnime online.
  • Adaptimi i materialeve në përputhje me nevojat e nivelit bazë dhe/ose të avancuar.
  • Vlerësimi dhe mentorimi i pjesëmarrësve gjatë gjithë periudhës së trajnimit.
  • Bashkëpunim me ekipin e akademisë për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programeve mësimore.

Kriteret e Kërkuara:

  • Minimumi 4 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Aftësi të dëshmuara në prezantim, komunikim dhe mentorim.
  • Eksperiencë në përgatitjen e materialeve edukative është përparësi.
  • Pasion për mësimdhënie dhe zhvillim të talenteve të reja.
  • Fleksibilitet për të punuar me grupe të ndryshme dhe për të adaptuar stilin e mësimdhënies sipas nevojave të studentëve.

Fushat e trajnimeve duhet të propozohen nga aplikanti


Çfarë përfitoni ju si trajner/e:

  • Mundësi për të ndarë njohuritë dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e të rinjve.
  • Rritje e njohjes dhe reputacionit profesional në industrinë tuaj.
  • Pjesëmarrje në rrjete profesionale dhe ngjarje që organizohen nga ROI Academy.
  • Eksperiencë në krijimin dhe prezantimin e kurseve moderne, të aplikueshme edhe në tregjet ndërkombëtare.

Çfarë ofron ROI Academy:

  • Platformë e strukturuar për krijimin dhe publikimin e trajnimeve.
  • Mbështetje teknike dhe logjistike gjatë gjithë procesit.
  • Mundësi për angazhim afatgjatë dhe bashkëpunim në projekte të reja.
  • Kompensim financiar të drejtë dhe me mundësi rritjeje.
Job Location: Tirana
Job Type: Full-time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx